Ugljanin planifikon rrugë me emër të Ibrahim Rugovës, Aqif Efendisë dhe Adem Demaqit

Lajme

Ugljanin planifikon rrugë me emër të Ibrahim Rugovës, Aqif Efendisë dhe Adem Demaqit

Nga: F.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:39
Sulejman Ugljanin

SDA Sanxhak e Sulejman Ugljanin në mbledhjen e Kuvendit të komunës Tutin ku ka shumicën ka vendosur përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”, që sipas përbërjes së Kuvendit nuk do kishte asgjë të diskutueshme të miratohen propozimet dhe rrugët e reja nëse aty nuk do ishin emrat e Adem Demaqit dhe Aqif Efendisë.

Një vendim i këtillë është ndërmarr përkundër kundërshtimit të partnerit të koalicionit SDP themeluesi së cilës është nënkryetari i qeverisë aktuale Rasim Ljajiç, ndërsa kundër këtij propozimi ishin edhe këshilltarët e Partisë Drejtësisë dhe Pajtimit të Muamer Zukorliç.

Kështu ndërmjet emrave të shumtë të propozuar për emërtime të reja është edhe figura kontraverse e Aqif Haxhiahmetoviq të njohur si Aqif Efendia dhe një ndër ideologët drejtues të shqiptarëve të Kosovës Adem Demaqi, po ka edhe emërtime në materialet ndërtimore.

Pas invazionit të bushtit të forcave kundër Jugosllavisë në prill 1941, Aqif Efendia u emërua si kryetar i Novi Pazarit nga ana e okupatorit gjerman në territorin e administratës ushtarake në Serbi.

Ai ishte anëtar i Këshillit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ndërsa në fund të luftës është pushkatuar nga partizanët me arsyetimin e bashkëpunimit me okupatorin dhe për krime masive ndaj serbëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve që kanë kundërshtuar pushtetin e tij.

Ndër emrat e rinj të propozuar është edhe ai i presidentit të parë të Kosovës së vetëshpallur Ibrahim Rugova dhe anëtarëve të Konferencës së Sjenicës në vitin 1917 dhe vendimit të saj që Sanxhaku të i takoj Bosnjës.

Nga gjithsejtë 799 emra të rrugëve, ka lloj lloj emra përfshirë edhe kulturat bimore si : hithër, hibiskus, nana, glloku, tepe etj.

Mbledhja e djeshme e parlamentit evropian të Tutinit ishte e 21-ta me rend , ndërsa para këshilltarëve ishin 22 pika të rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat