Plani sekret i amerikanëve: CIA nga Sarajeva shkatërron ndikimin e Rusisë në Evropë

Lajme

Plani sekret i amerikanëve: CIA nga Sarajeva shkatërron ndikimin e Rusisë në Evropë

Nga: F.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:15
Dodik dhe Putin

Zyrtarët amerikanë kanë arritur në Bosnje Hercegovinë me plan të fshehtë, ndërsa për shkak të lidhjeve me Moskën në goditje është Dodik dhe 300 njerëz, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Delegacioni i zyrtarëve amerikanë i kryesuar nga njeriu i dytë i CIA-së, Von Bishop, sot në Sarajevë do mbaj takim me përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve të inteligjencës në BiH dhe RS. Tema zyrtare e takimit është rreziku nga terrorizmi dhe kthimi i xhihadistëve në Ballkan, ndërkohë që thuhet se qëllimi kryesor i Bishopit është forcimi i logjistikës së realizimit të agjendës amerikane - "lufta kundër ndikimit malinj  të Rusisë në Evropë".

Zëvendës drejtori i CIA-së ka arritur me masa të larta të sigurisë dje në Sarajevë, ndërsa nikoqir i tij është drejtori i Agjencisë të Sigurimit dhe Inteligjencës (OSA) Osman Mehmedagiç, ndërsa do takohet edhe me ministrinë e sigurisë Dragan Mektiç dhe përfaqësues tjerë të sigurisë në Bosnje.

Takimet janë “maskë” e misionit të Bishop në Sarajevë që drejtohet në evitimin e ndikimit rus në këtë vend dhe Evropë, posaçërisht dobësimin e pozitës së presidentit Milorad Dodok që Amerika e sheh si “njeriun kryesor të Rusisë".

Shuarje e ndikimit të Rusisë në Evropë në vitet e fundit është ndër prioritet e adminstratës amerikane, Sekretari shtetëror amerikan dhe kreu i CIA-së Majk Pompeo kohë më parë ka deklaruar se lufta ndaj “ndikimit humbës” të Rusisë përbën prioritet në buxhetin e ShBA-ve. Ai po ashtu ka thënë se Kina dhe Rusia përbëjnë kërcënim të dyfishtë në përparimin e lirisë dhe demokracisë që nga rënia e murit të Berlinit. Ai ka premtuar se Amerika do shtoj angazhimin në Evropën qendrore edhe juglindore përmes marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mbrojtjes dhe programeve të shkëmbimit.

Edhe Dodik kohë më parë ka fol për rrjetën për evitimin e “ndikimi malinj rus të Moskës". Sipas fjalëve të tij qeveria e Britanisë së Madhe ka investuar 6 milionë funta në formimin e qendrës që do merrej me këtë:

“Një njësi gjendet në Tiranë, tjetra në Podgoricë. Ato evidentojnë njerëz nga institucionet qeveritare dhe organizatat tjera që shtrijnë ndikimin rus dhe në listë janë rreth 300 persona, me gjasë edhe unë jam në atë listë” ka thënë Dodik.

Vizita e Bishop në BiH, sipas mediave të Sarajevës nuk ishte e paralajmëruar në opinion.

Kush është Bishop

Von Bishop të gjithë karrierën e ka kaluar në CIA, ku ishte analisti kryesor në Afrikë. U pensionua në vitin 2011 por u kthyer kohë më pas si konsulent në ri organizimin e shërbimit amerikan të inteligjencës. Vitin që shkoi presidenti amerikan Tramp e vendosi në pozitën e njeriut të dytë në CIA.

Kurtha në Banjallukë

Takimet me zëvendës drejtorin e CIA-së nuk janë caktuar rastësisht sot thonë burime të gazetës. Organizatorët janë llogaritur pasi sot është e premtja e madhe, përfaqësuesit e Srpskes mund të mos jenë prezent, gjë që do shfrytëzohet që Banjalluka të akuzohet se po shmang bashkëpunimin me Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat