Vuçiq u takua me Putinin, flasin për Kosovën para Samitit në Berlin - Bota Sot
Vuçiq u takua me Putinin, flasin për Kosovën para Samitit në Berlin

Lajme

Vuçiq u takua me Putinin, flasin për Kosovën para Samitit në Berlin

Nga: F.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:52
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Peking me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ndërsa si është paralajmëruar tema kryesore është çështja e Kosovës, ndërkohë dje Vuçiq ka biseduar edhe me presidentin e Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Mësohet se Putin në fillim të takimit ka thënë se është i kënaqur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve dhe është i lumtur që do të bisedohet për raportet bilateral dhe çështjet në regjion.

Në takimin e presidentit serb dhe atij rus po marrin pjesë edhe shefi i diplomacisë ruse Segrej Lavrov, si dhe ministrat, anëtarët e delegacioneve të dy vendeve  që po marrin pjesë në Forumin “Trase dhe rrugë” në Peking.

Vuçiq i ka uruar Putinit festën e madhe ortodokse duke ju drejtuar në rusisht.

Me takimin me Putin, Vuçiq do përmbyll konsultimet e tij me partnerët dhe miqtë e Serbisë në prag të samitit të Berlinit të hënën që vjen, pas të cilave do marr vendime të rëndësishme edhe për zgjedhjet në Serbi dhe pozitën dhe masat ndaj hapave diskriminues të Prishtinës.

Dje ai ka biseduar me presidentin kinez Gjinping, që ia ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë të hënën do jetë pjesë e takimit në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Makron.

Vuçiq ka thënë se nga ai takim nuk pret asgjë, se nuk është optimist dhe pas sinjaleve negative, do të jetë interesant a e donë Franca dhe Gjermania Serbinë në BE apo jo.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i tregtisë Rasim Ljajiç, ministarja e trafikut dhe infrastrukturës Zorana Mihajloviç, i financave Sinisha Mali, i minjerave Aleksandar Antiç, ministri pa portofol Nenad Popović, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për koordinim të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën Tomislav Nikoliç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...