Ja kur do të hapet autostrada “Arbën Xhaferi”

Lajme

Ja kur do të hapet autostrada “Arbën Xhaferi”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:04
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  gjatë ditës së sotme ka monitoruar punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lekaj përpos së ka uruar vozitje komode nga 29 maji, kur pritet të bëhet hapja e autostradës ka thënë se vozitësit i pret edhe një pamje fantastike.

“Vozitje komode e pamje fantastike nga 29 maji. Ditë të mbarë nga “Arbën Xhaferi”, ka shkruar Lekaj përbri fotove nga kjo autostradë.

Punimet në këtë autostradë filluan katër vite më parë, ndërkaq ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do të jetë e gjatë afro 7 kilometra dhe llogaritet më e gjata në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat