Ish-ambasadori: Qeveria t’i ndalojë me ligj burkat e ferexhet

Lajme

Ish-ambasadori: Qeveria t’i ndalojë me ligj burkat e ferexhet

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:21
Lulzim Peci

Ish-ambasadori  i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lulzim Peci, është përfshirë në debatin e fundit mbi brukën duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet të iniciojë Ligjin për ndalimin e burkave dhe ferexheve.

Ky ligj sipas Pecit do të kishte implikime pozitive për sigurinë e qytetarëve tanë.

Ai ka shtuar se fundamentalizmi fetar në Kosovë nuk mund të trajtohet vetëm përmes “konvertimit ideologjik” dhe riintegrimit te personave me bindje ekstremiste në shoqëri,  por sipas tij angazhimi në këtë drejtim i Qeverisë së Kosovës duhet te jete edhe marrja e masave ligjore ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosoves duhet te inicoj ligjin per ndalimin e burkave dhe ferexheve, i cili ne baze te mendimit tim, do te kete implikime pozitive per sigurine e qytetareve tone.

Besimi eshte e drejte elementare dhe e patjetersueshme njerezore, por radikalizmi dhe fanatizmi fetare jane te papranueshem, dhe kjo eshte nje ceshtje vitale sidomos per popullin tone multi-religjioz.

Fundamentalizmi fetare ne Kosove nuk mund te trajtohet vetem permes “konvertimit ideologjik” dhe re-integrimit te personave me bindje te tilla ekstremiste ne shoqeri.

Angazhim ne kete drejtim i Qeverise se Kosoves duhet te jete edhe marrja e masave ligjore ndaj personave qe nuk mund te identifikohen per shkak te mbuleses mbi future, pasi kjo paraqet edhe rrezik per qytetaret dhe sigurine kombetare te vendit tone, dhe ate sidomos ne rast te rrezikut nga sulmet terroriste, kercenimi prej te cilave nuk eshte eliminuar ne terresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat