Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe se pse po bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës

Lajme

Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe se pse po bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:37
Jovanoviq

Anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale Serbe kanë kaluar në këmbë pikëkalimin kufitar në Merdare në shenjë proteste për ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve të kësaj partie në pikëkalimet kufitare me Serbinë nga ana e MUP-it serb.

Anëtari i kësaj partie dhe njëherit këshilltar politik për komunitete i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua për disa orë nga policia serbe tek Dheu i Bardhë tha se nga policët serbë është pyetur se pse po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës.

Ndërkaq kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Serbe, Slobodan Petroviq i cili ditë më parë u sulmua edhe fizikisht ka thënë se këto veprime nuk mund t’i frikësojnë ata që të punojnë në të mirë të bashkëjetesës me dy popujve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat