Nëse nuk ka marrëveshje këta janë dy skenarët: Shqipëria e Etnike dhe bashkëngjitja me dhunë e Kosovës?

Lajme

Nëse nuk ka marrëveshje këta janë dy skenarët: Shqipëria e Etnike dhe bashkëngjitja me dhunë e Kosovës?

Nga: F.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:04
Harta e Kosovës

Nëse deri në fund të vitit nuk gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës, mund ndodhë i përshpejtuar" bashkimi i heshtur” i Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Si kanë thënë diplomatët jo zyrtarisht, në komentin e formimit të përfaqësive të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, zyrtarët e të cilave me muaj po punojnë dhe janë “të pakënaqur me sjelljen e Brukselit dhe dyshojnë në bashkëngjitje në BE”.

"Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës Ramush Haradinaj nuk kanë fshehur dëshirën për integrim të Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo rrallë është ngjall retorika për Shqipërinë e Madhe", thonë burime të gazetës.

Përfaqësues  të ndryshëm diplomatik paralajmërimin e fundit të ministrit shqiptar e kanë komentuar si “përgjigje direkt të Tiranës zyrtare në ofensivën e pushtetit serb", shkruan Danas.

Ata theksojnë se nëse "problemi i Kosovës mbetet i ngrirë", nuk përjashtohet mundësia e "bashkimit të dhunshëm të Kosovës me Shqipërinë".

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen nëse Beogradi do të reagoj në paralajmërimin e Tiranës, ndërsa përgjigje në pyetjen e “Danas” nuk kanë dhënë as bashkëpunëtorët e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat