Vuçiq: Rusia shkëlqyeshëm kupton pozicionin tonë në çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Rusia shkëlqyeshëm kupton pozicionin tonë në çështjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:16
Aleksandar Vuçiq

Rusia shkëlqyeshëm kupton pozicionin tonë për rastin e Kosovës ka thënë sonte presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në deklaratën për RTS ka përsëritur se ka pasur një takim të mirë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Peking, ku është vërtetuar mbështetja për Serbinë.

"Kam parë sipas presidentit Putin që ai dhe ministri Sergej (Lavrov) ishin të shokuar me faktin se shqiptarët kanë tentuar që të ndalojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por jam përpjek të sillem racional dhe njerëzit të kuptojnë pozitën e Serbisë dhe mendoj se Rusia shumë mirë, ashtu si edhe Kina në bisedën me Si Gjinping shumë mirë kuptojnë pozitën tonë", tha Vuçiq.

Ai transmetoi se me presidentin rus Putin kanë biseduar për çështjet me rëndësi, bashkëpunimin teknik-ushtarak me të gjitha çështjet ekonomike, inovacionet, teknologjinë bashkëkohore, inteligjencën, përdorimin e energjisë nukleare në medicinë etj.

Vuçiq ka nënvizuar se për njerëzit në Serbi me rëndësi është ajo që po punohet, duke përmendur Novi Sadin, Suboticën, Beogradin, hekurudhën me 200 kilometra në orë që do të jetë më e shpejta në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat