Vuçiq tregon se çfarë i tha Putin, përmend dhe Kosovën

Lajme

Vuçiq tregon se çfarë i tha Putin, përmend dhe Kosovën

Nga: F.B Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:24
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në takim në Pekin presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se do mbështes Serbinë dhe ndihmojë dhe “nuk do lejojë askënd ta prek”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Pesë minuta kemi folur vetmas, kemi forcuar besimin e ndërsjellë dhe jemi pajtuar rreth disa gjërave me rëndësi ën Serbi. Në një moment Putin ka thënë se do ndihmojë dhe mbështes Serbinë dhe nuk do lejojë askënd ta prek në ndonjë mënyrë ose tjetrën apo në aspektin politik të bëjë presion në shtetin dhe popullin tonë“, tha Vuçiq.

Ai duke përshkruar takimin u shpreh se Putin ishte “i befasuar me atë se shqiptarët kanë tentuar të ndalojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje“.

“Njeriu më ka shikuar habitshëm, unë vetëm kam ngritur krahët dhe i thash se nuk dua t’i marrë kohën se çfarëdo që do them, do të duket se ankohem e kukas për fatin tonë”, nënvizoi Vuçiq.

Ai theksoi se nuk kupton cili është qëllimi i Prishtinës dhe “nuk ka shpresë se mund të ketë kompromis” në Berlin.

“Jam i çuditur secilën ditë me deklaratat dhe kërkesat e reja dhe nuk mund të them se kam frikë nga ajo që do ndodhë në Berlin, por nuk ndjej ndonjë kënaqësi që shoh ata (Prishtinën) as nuk kam shpresë për kompromis, shpresoj të mos ketë hedhje të vajit në zjarr“, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se delegacioni serb do të jetë “i vetëm” në lidhje me Kosovën sepse atje do të jenë të gjithë ata “që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Nuk kemi pozicionin e lehtë as të thjeshtë, por pas bisedave me Putin dhe Gjinping kemi forcuar pozicionin tonë, racional real dhe të përgjegjshëm ndaj problemit të Kosovës“, tha ai.

“Në Berlin nuk ka vazhdim të dialogut sepse Prishtina nuk ka hequr taksat „Le të heqin taksat dhe do kemi dialog. Nuk di si e mendojnë këtë, munden kokën të më vendosin në shtyllë dhe nuk ka ndryshim qëndrimi”, tha ai.

Në lidhje me zgjedhjet e mundshme parlamentare ai ka thënë se së pari duhet të merremi me masat rreth Kosovës.

“Së pari na mbetet që pas 10 majit të sjellim masa rreth Kosovës, pasi kjo më nuk ka asnjë kuptim, pastaj të shohim. Do të bisedojmë rreth asaj edhe me partnerët perëndimor dhe me miqtë në lindje dhe të shohim çka mund të bëjmë“, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat