Vazhdon “gjuetia e shtrigave” ndaj bukëpjekësve shqiptar në Serbi-Protesta e djeshme ndaj pronarit të furrës “Roma” në Beograd

Lajme

Vazhdon “gjuetia e shtrigave” ndaj bukëpjekësve shqiptar në Serbi-Protesta e djeshme ndaj pronarit të furrës “Roma” në Beograd

Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:53
Furrtari

Rreth 50 qytetarë serbë dje kanë protestuar kundër një punëtori të furrës së bukës ‘Roma’ në Borçe që midis Beogradi ka bërë foto me shenjën e shqiponjës –simbolin e Shqipërisë së Madhe, duke hapur kutinë e Pandorës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij medium dje disa dhjetëra persona kanë protestuar kundër punonjësit të kësaj furre që kishe vendosur një foto me shenjën e shqiponjës në rrjetet sociale. Kjo është cilësuar provokim dhe shenjë e Shqipërisë së Madhe, pas rastit të mëhershëm ky është ratsi I dytë që për foto në rrjete sociale zhvillohen “gjueti e shtrigave” ndaj shqiptarëve, që si thuhet nuk respektojnë shtetin ku jetojnë, punojnë e fitojnë.

Furrtari i bukës Teki Binaj nga Novi Sad, pronari I furrës së njohur të bukës “Violeta”, ku shumë novisadas secilën ditë furnizohen me bukë dhe gatesa tjera, që sipas gazetës cilësohet çmenduri e tyre dhe mbështetje për terroristët nga radhët e UÇK-së. Kjo foto është vërejtur nga rrjetet sociale dhe pastaj kanë pasuar reagimet.

Në facebook është publikuar një foto e punonjësit të kësja furre buke ku gjysma e qytetit furnizohet me bukë thotë artikulli duke komentuar foton, ku punonjësi shihet duke e puthur flamurin e Shqipërisë dhe vendos kurore në lapidarin e kriminelëve që kanë vrarë serbe dhe zmadhohet pavarësia e Kosovës shkruan gazeta.

Ky punonjës ka profilin e tij ka vendosur xhirime edhe foto ku zmadhohet ushtarët dhe pjesëtarët e UÇK-së.

Njëra nga këto foto është video ushtarakut të njohur Ahmet Krasniqi, njëri ndër themeluesit kryesor të FARK-ut (Forcave të armatosure të Republikës së Kosovës duke dhënë betimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat