Kjo është Brigada ushtarake e Serbisë që e ruan kufirin me Kosovën

Lajme

Kjo është Brigada ushtarake e Serbisë që e ruan kufirin me Kosovën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 00:34
Brigada ushtarake e Serbisë

Në afërsi të Kosovës, te Medvegja, gjendet baza ushtarake e Serbisë e cila merret kryesisht me ruajtjen e kufirit me Kosovën. Aty është e vendosur komanda e Brigadës së Tretë.

Komandanti i Brigadës së Tretë të ushtrisë Tokësore të Serbisë, gjeneral brigade Slagjan Stamenkoviq, ka thënë se sigurimi i kufirit me Kosovën është njëra nga detyrat kryesore të kësaj brigade.

Ai ka shtuar se pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë me sukses po e mbrojnë zonën e sigurisë dhe popullatën në këtë hapësirë.

Brigada e Tretë me bazën e vet “Medevce” gjendet në Zonën tokësore të Sigurisë në jug të Serbisë e në kufi me Kosovën, te Medvegja.

Këtë bazë sot e kanë vizituar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, dhe ushtarëve të saj ua kanë uruar Pashkët Ortodokse.

Siç thotë kumtesa e Ministrisë serbe të mbrojtjes që përcjell b92, zyrtarët e lartë ushtarakë e shtetërorë të Serbisë, te kufiri me Kosovën kanë thënë se “Serbia është në gjendje t’i mbrojë dhe do t’i mbrojë të gjithë serbët kudo që të gjenden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat