Milovan Drecun tregon qëllimin e takimit në Berlin

Lajme

Milovan Drecun tregon qëllimin e takimit në Berlin

Nga: F.B. Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:22
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka vlerësuar se “qëllimi i takimit të sotshëm në Berlin është përcaktimi i hapave të ardhshëm në zhbllokimin e dialogut”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Duke folur për RTS ai përsëritur se beson që qëllim primar është gjetja e hapave në zhbllokimin dhe vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Drecun tha se “Kosova është pjesa më e rëndësishme e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Gjermanisë dhe Francës në Berlin dhe kjo është një lloj përgjigje, para së gjithave e kancelares gjermane Merkel në letrën e presidentit amerikan Donalt Tramp për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

"Pa pjesëmarrjen e ShBA-ve, që kanë kapacitetin më të madh të ndikimit në gjithçka që ndodhë në Kosovë, nuk mund të arrihet asgjë", ka thënë Drecun duke nënvizuar se të gjithë pjesëmarrësit në takimin e Berlinit “ janë ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës", ndërsa Be është shtyrë në planin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat