Vazhdon loja e Thaçit me Preshevën edhe para Samitit të Berlinit, por ja çka i thonë preshevarët

Lajme

Vazhdon loja e Thaçit me Preshevën edhe para Samitit të Berlinit, por ja çka i thonë preshevarët

Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:57
Hashim Thaçi

Sot ne kyrqaytetin gjerman në Berlin nis Samiti i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë politikë të shtetit të Kosovës.

Samiti i Berlinit do të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse takimi i radhës do të bashkëkryesohet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, në radhë të parë është heqja e bllokadës në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Preshevarët Hashim Thaçit: O ti zotni s’ke të drejtë me fol për Preshevën pa e bashkuar veriun!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para nisjes për Gjermani, për Samitin e Berlinit, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë në asnjë formë shkëmbim territoresh me Serbinë, por ka shtuar se është e drejtë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i bashkohen Kosovës.

Ndryshe intelektualë dhe analistë nga Lugina e Preshevës sot kanë deklaruar për “Presheva Jonë” se nga Samiti i Berlinit nuk presin asgjë të re sa i përket refrenit të Thaçit për “Bashkim” me Kosovën.

“Ne, në krye me UÇPMB kemi pasur në dorë 70 për qind të territoreve të Kosovës Lindore nuk arritëm të mbajmë nga presioni i qeverisë së përkohshme të Hashim Thaçit, bashkë me evropianët që t’i lëmë armët tash nuk e dimë se si Thaçi po e bëka bashkimin e Luginës me Kosovën. Faleminderit për Thaçin që po na përmend, por para se të bashkojë Luginën, do të ishte mirë që ai të bashkojë Veriun e Kosovës me Kosovën, sepse sot atje ka më shumë flamuj serbë, se sa që ka në Beograd. Prandaj, o ti zotni s’ke të drejtë me fol për Preshevën pa e bashkuar veriun!”, kanë thënë analistët.

Në një konferencë në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe nëse në këtë samit kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti francez Emmanuel Macron nuk japin qëndrim të qartë pro liberalizimit do të ishte padrejtësi e madhe për Kosovën.

Thaçi më tej ka thënë se në Berlin s’pret që të ndodhin negociata, por ka përmendur sërish idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Këtu ka thënë se s’lejon assesi shkëmbim territoresh e as opsione të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat