PDSH: Urojmë që Thaçi e Haradinaj mos ta harrojnë Luginën e Preshevës në samitin e sotëm

Lajme

PDSH: Urojmë që Thaçi e Haradinaj mos ta harrojnë Luginën e Preshevës në samitin e sotëm

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:07
PDSH

"Duke parë samitin e ditës së sotme të Berlinit shumë të rëndësishëm e historik për shqiptarët e Republikës së Kosovës, të rajonit e me theks të veçantë në Luginë të Preshevës, përfitojmë nga rasti që dy krerëve më të lartë të shtetit Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj t'Ju urojmë suksese të pafund në këtë ngjarje historike për shqiptarët. Ndërkohë, të dy krerët më të lartë të shtetit Republikë e Kosovës luten që mos të harrojnë në asnjë çast kohorë edhe Luginën e Preshevës", ka thënë PDSH.

"Për këtë ngjarje, por edhe ato që priten, njëlloj si edhe një vit i plotë i shkuar më parë, të mbetet temë boshte edhe statusi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke fuqizuar akoma më shumë vullnetin e shqiptarëve të këtyre tre komunave edhe në instanca më të larta ndërkombëtare drejt Ribashkimit të tyre me Republikën e Kosovës,  bazuar në vullnetin e shqiptarvë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të shprehur në  Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992", thuhet në reagimin e PDSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat