Daçiq: Samiti i sotëm mund të ketë sukses nëse Prishtina e heqë taksën

Lajme

Daçiq: Samiti i sotëm mund të ketë sukses nëse Prishtina e heqë taksën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:34
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, thotë se takimi i sotëm në Berlin nuk ka karakter historik dhe se mund të ketë sukses vetën nëse’ i bëhet presion Prishtinës për të hequr taksën’.

“Sot vështirë që mund të priten përparime spektakolare, vështirë se mund të priten nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën për heqjen e taksave. Takimi aktual nuk mund të pritet të jetë historik, por mund të jetë i mirë nëse Prishtina detyrohet të shfuqizojë taksën. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit, është e vështirë të presësh”, tha Daçiq, në një intervistë për TV Pink, të cilën e përcjell ‘Novosti’.

"Nga ana tjetër, ata thonë se nuk ka ndryshim  për taksën pa njohje dhe tani  kanë shtuar edhe pagesën e dëmshpërblimeve të luftës. Kjo është një mungesë e plotë e realitetit”, ka deklaruar kreu i diplomacisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat