Vuçiq: Jemi të gatshëm për dialog sapo të hiqen taksat

Lajme

Vuçiq: Jemi të gatshëm për dialog sapo të hiqen taksat

Nga: F.B. Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:47
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në bisedë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini ka theksuar se “Serbia është e gatshme ‘qysh nesër’ të vazhdoj dialogun me Prishtinën sapo të hiqen taksat, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

“A do të ndodhë kjo – nuk është në duart tona”, ka thënë ai për gazetarët në Berlin, duke shtuar se bëhet fjalë për vlera evropiane, ndërsa taksat janë të paqëndrueshme.

Me Mogerini ka shtuar Vuçiq biseduam për çështjet bilateral si është metalurgjiku i Smederevës dhe kuatot e çelikut.

Ai paralajmëroi se më vonë do flas për pritjet e takimit të pasdites së samitit të Ballkanit perëndimor, por nuk do bëjë cirk dhe ashtu “ të dal në takim” atyre që duan senzacione dhe ekskluzivitete.

Ne nuk duam konflikte, por ruajte të paqes dhe stabilitetit, ka porositur Vuçiq duke nënvizuar se pritjet e tij nuk janë të tepruara por mund të ndodh të befasohet.

Takimi me Mogerinin ka zgjatur më shumë se që ishte e planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat