Makron: Dialogu duhet përtërihet – pa tabu

Lajme

Makron: Dialogu duhet përtërihet – pa tabu

Nga: F.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 20:58
Emanuel Makron

Emanuel Makron para samitit kanë thënë se do të bisedohet për përtëritjen e dialogut pa tabu dhe pa përshkrim të zgjidhjes. “Duam që të shohim të gjitha zgjidhjet, të lëmë emocionet në debat dhe të mundësojmë përparim pa tabu” ka thënë Makron, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij të gjithë ndajnë përgjegjësi të punojnë së bashku që të vazhdohet dialogu.

"Tema e parë është biseda në rastin konkret mes Serbisë dhe Kosovës pa përshkrime të zgjidhjeve ", tha Makron në konferencë me kancelarin Merkel.

”Nuk bëhet fjala për zgjerim dhe politikë zgjerimi por për politikën e stabilitetit që duam në regjion. Për Francën kjo paraqet strategji angazhimi që duam të prezantojmë para partnerëve”, porositi Makron.

Makron përfundoi se stabiliteti në Ballkan mund të arrihet me agjendën regjionale, integrim më të madhe dhe bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat