Vuçiq : Në Berlin të gjithë luajtën me letra të hapura

Lajme

Vuçiq : Në Berlin të gjithë luajtën me letra të hapura

Nga: F.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 00:16
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka theksuar se “Sot të gjithë kanë luajtur me letra të hapura pa doreza”, tha ai duke shtuar se “kemi fol sipas alfabetit, kështu që ne ishim të fundit dhe pyetëm çfarë mund të themi pas gjithë atyre akuzave nga regjioni në llogarinë tonë” tha Vuçiq.

Ai shtoi se “nuk ka mundur të besoj çfarë kam dëgjuar nga disa pjesëmarrës”.

"Çfarë të them....ne jemi fajtor për gjithçka, ne kemi vendos taksa, ne nuk kemi krijuar asociacionin, unë flas çdo ditë për Serbinë e Madhe dhe jo Rama....nuk di çka të them...", ka ilustruar Vuçiq diskutimet e disa nga pjesëmarrësit dhe akuzat që janë drejtuar në llogari të Serbisë.

Ai përsëritu se takimi nuk ishte i lehtë, por delegacioni i Serbisë ka kryer pjesën e punës së vetë.

Edhe në të ardhmen do luftoj dhe mbroj interesat e vendit, por nuk do të jetë shumë më vështirë se që ishte sonte.

"Para neve nuk është periudhë e lehtë por shumë e rëndë", ka thënë Vuçiq duke nënvizuar se vendi po pëson shumë humbje nga taksat e Prishtinës dhe në rritjen e GJDP, por ky nuk mund të jetë argument për ndonjë gjë.

"Kur humbi aq shumë para ndonjë shtete i Be-së çështja do ngrit-ej nuk di në cilin nivel... kështu nëse serbët humbin para, nuk është shumë as shumë me rëndësi ", ka konstatuar presidenti.

Vuçiq i ka porositur serbët e Kosovës se Serbia çdo herë do të jetë me ta dhe do luftojë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat