Ivica Daçiç flet për ndryshimin e kufijve

Lajme

Ivica Daçiç flet për ndryshimin e kufijve

Nga: F.B. Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:49
Ivica Daçiç

Ndonëse ideja e përcaktimit të kufijve quhet si ide e tejkaluar dhe e “vdekur”, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç në një intervistë “Kurir-it” ka theksuar se “Përcaktimi i kufijve mund të jetë një zgjidhje racionale si bazë e kompromisit mes serbëve dhe shqiptarëve”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e bëri në përgjigje të komentimit të idesë së ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin se duhet sa më parë të bëhet përcaktimi i kufijve, duke shtuar se kjo ka qenë ide edhe e tij, por kur u propozua është dukur e rrezikshme edhe e pakuptueshme.

"Nuk bëhet fjalë për të drejtë autoriale, unë nuk e dua por është fjala për një zgjidhje pragmatike edhe racionale që mund të jetë bazë për kompromis mes serbëve dhe shqiptarëve me çka do përmbyllej konflikti më i gjatë në Ballkan", ka thënë Daçiç.

Lideri i socialistëve ka thënë se për pushtetin tash është koha me e mirë zgjedhjeve sepse do konfirmohej mbështetja dhe do vazhdonte trendi i stabilizimit dhe zhvillimit ekonomike.

Protestat e opozitës dhe kërkesa për dialog nuk është reale sepse nuk ka çka të bisedohet. "Nëse kërkesa e tyre është largimi i Vuçiqit dhe Daçiqit kjo nuk bëhet pa zgjedhje, ndërsa ata nuk duan zgjedhje, nuk duken si njerëz të pjekur por si fëmijë të llastuar", tha Daçiç.

Pa marrëveshjen e Brukselit moti ishte dashur të përshëndetemi me Kosovën, ndërsa të gjithë ata që mendojnë se ka qenë gabim le të kthehen në kohën e para marrëveshjes dhe sinqerisht të thonë çka kemi mundur dhe çka mundemi tash.

"Sot pa Serbinë jo që nuk mund të ketë zgjidhje të çështjes së Kosovës por asnjë takim në atë dhe ku Serbia nuk merr pjesë edhe nuk pyetet", tha Daçiq duke nënvizuar se marrëveshja e Brukselit nuk është ideale, por me pranimin e sak Serbia u kthye në tavolinën në të cilën vendoset për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat