Kryeministri kroat jep detaje për Samitin e Berlinit: Tregon për qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Kryeministri kroat jep detaje për Samitin e Berlinit: Tregon për qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B. Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:06
Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar se porosia kyçe e takimit të Berlinit ishte drejtuar ka zhbllokimi i ndërprerjes së dialogut të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai shtoi se qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë goxha të larguara.

"Ka pasur disa ide, por në këtë moment nuk janë përafruar qëndrimet në heqjen e taksës, sikurse as Beograd nuk bëri asnjë hap në drejtim të fazës së njohjes", ka thënë Plenkoviç.

Plenkoviç ka theksuar se është arritur pajtimi që në fillim të korrikut të vazhdoj takimi në këtë çështje, duke shtuar se "përpjekjet e Gjermanisë, Francës dhe diplomacisë evropiane do të kërkojnë bisedime që situate të zhbllokohet".

Ai ka fol edhe për ambiciet e Kroacisë në takimin e Berlinit kur në gjashtë muajt e parë do kryesoj BE-në.

"Do të tentojmë të kombinojmë temat politike që janë të hapura  ndërmjet vendeve të Evropës juglindore dhe afrimit të bashkëngjitjes në BE", tha ai.

Takimi në Berlin u mbajt me iniciativë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Makron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat