Mbyllet gazeta “Kosova sot” - Bota Sot
Mbyllet gazeta “Kosova sot”

Lajme

Mbyllet gazeta “Kosova sot”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:57
Gazeta “Kosova sot”

Gazeta “Kosova sot”, ka njoftuar të gjithë lexuesit, se sot ishte numri i fundit i saj.

Sipas njoftimit të kësaj gazete, kjo mbyllje do të ndodhë përkohësisht, ndërsa vendimi është marrë për shkak të një bashkëpunimi të pamundur aktual me rrjetin e shitjes së gazetave.

“Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Sipas njoftimit, kjo është një goditje për lirinë e medias.

Në fund, gazeta “Kosova sot” ka falënderuar lexuesit e saj.

Momentalisht, në Kosovë, kanë mbetur katër gazeta të shtypura.

Kombëtarja “Bota sot” prinë në tregun mediatik të shtypur në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...