Obradoviq: Vuçiq dialog me Thaçin në Berlin, por jo me opozitën në Serbi

Lajme

Obradoviq: Vuçiq dialog me Thaçin në Berlin, por jo me opozitën në Serbi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:22
Boshko Obradoviq

Udhëheqësi i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, akuzoi sot presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq se mund të bëjnë dialog me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në Berlin, por nuk mund të diskutojnë për Kosovën me përfaqësuesit e opozitës në Serbi.

Obradoviq tha se autoritetet serbe në këtë mënyrë po e futin vendin në një konflikt të rrezikshëm shoqëror dhe ndarjet, të cilat mund të tejkalohen vetëm përmes dialogut.

Obradoviq tha se në përgjigje të krizës politike, opozita sugjeron dialog, por këtë e refuzoi qeveria.

"Qeveria është kundër bisedimeve me udhëheqësit e opozitës, dhe me ndonjë delegacion tjetër politike të opozitës, si dhe me ekspertë të pavarur, të cilët janë personalitete jo-partiake", thuhet në një deklaratë me shkrim.

Obradoviq tha se qytetarët kanë treguar se nuk kanë hequr dorë për të protestuar për pesë muaj në 100 komuna dhe qytete në Serbi, ndërsa bëri të ditur se të shtunën vazhdon protesta e radhës opozitare në Beograd.

Ai tha se ishte një "tranzicioni drejt një fazë të re të protestës do të thotë mosbindje civile".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat