Vuçiq: "Të gjithë kanë parë cirkun e Thaçit dhe Haradinajt në Berlin, çka na duhet ne njohja e tyre?"

Lajme

Vuçiq: "Të gjithë kanë parë cirkun e Thaçit dhe Haradinajt në Berlin, çka na duhet ne njohja e tyre?"

Nga: F.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:39
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ishte i habitur me atë që është ofruar nga Prishtina në takimin e Berlinit për heqjen e taksës në mallrat serbë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se Prishtina në takim erdhi me “rekomandimin” që mos të pranoj heqjen e taksës.

"Kjo nuk kishte lidhje me Serbinë, por me atë që iu ofron Evropa vetëm të hiqen taksat. Ata këtë nuk e pranuan sepse erdhën me atë që ata nuk vendosin por iu kanë thënë se nuk guxojnë të pranojnë ", tha Vuçiq.

Ai tha se konflikti Thaçit me Haradinajn ishte i dukshëm në takim.

Në pyetjen se “Evropa kishte problem më të madhe me pajtimin mes liderëve të Kosovës se mes Kosovës edhe Serbisë”, Vuçiq tha se në Berlin të gjithë shikuan “cirkun” ku Thaçi e Haradinaj si ajën larguar nga njëri-tjetri kanë fol çdo gjë për tjetrin.

”Mendoj se ka pjesëvtë konfliktit, apo edhe lojë të dyfishtë ku duhet të thënë gjëra të ndryshme për të përfituar më shumë lëshime nga Evropa dhe bota”, tha ai.

Pozicioni i Serbisë nuk varet nga Prishtina, por Prishtina nuk mundet asgjë pa neve tha Vuçiq duke komentuar paraqitjen jo reale dhe kërkesat ambicioze të Prishtinës.

"Më falni çfarë doni ju nga Serbia? Që të ju plotësoj Serbia të gjitha dëshirat e çka të fitoj? Vëmendjen tuaj? Çka na duhet neve njohja juaj?", ka thënë Vuçiq si pjesë e dialogut me Thaçin.

Duke komentuar qëndrimet e Thaçit se ndarja e Kosovës dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive janë “ide të vdekura”, Vuçiq me ironi tha "nëse Thaçi ka thënë ashtu ai di çdo gjë ".

Ai përsëritu se përfaqësuesit e Prishtinës kanë thënë se nuk do ketë republika Srpska të re, as asociacion me kompetenca dhe as ndarje...

"Unë i pyeta a e kanë menduar këtë vetë apo ju kanë ndihmuar?",

Serbia është vend i njohur, gjysma e botës e njeh si vend sovran me gjithë territorin, ndonëse një pjesë e botës e njeh si shtet pa Kosovën në OKB njihet si shtet në gjithë territorin" tha ai.

"E ju ku jeni të njohur, çka na duhet njohja nga ju?", konstatoi ai.

"Iu kam thënë shkronjë për shkronjë - 'asnjëherë nuk mund të bëni asgjë, asnjë shtet i konsoliduar pa Serbinë'. Në vend që ju të na lutni neve, doni që ne të ju lusim juve sepse ne duam stabilitet edhe paqe dhe jemi përgjegjës e serioz ", ka njoftuar Vuçiq për bisedën në samit.

"Vetëm kanë shikuar tavanin në këto konstatime, ndërsa më vonë dalin edhe tregojnë heroizëm ", tha ai.

Duhet të kemi kujdes sepse çmimin për këto mund të paguajnë serbët e Kosovës :"prandaj nuk guxoj të punoj këtë. Lehtë e kam unë me ata, por e kanë vështirë ata që jetojnë me ta ", nënvizoi Vuçiq.

Lidhur me konkluzionet as që kemi biseduar apo debatuar, ato janë përgatitur me herët, takimi ishte me rëndësi sepse aty njerëzit respektojnë seriozitetin dhe përgjegjësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat