Daçiq për takimin e Berlinit: Atje u sulmua Serbia dhe Daçiq – thonë nuk ka ndryshim kufijsh e janë prek kujfijtë e Serbisë

Lajme

Daçiq për takimin e Berlinit: Atje u sulmua Serbia dhe Daçiq – thonë nuk ka ndryshim kufijsh e janë prek kujfijtë e Serbisë

Nga: F.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 09:37
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se takimi i Berlinit nuk përbën format të ri të dialogut të Beogradit me Prishtinën, pasi edhe ashtu nuk ka dialog, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e ka bërë mbrëmë për Tv 02 në Beograd, ku theksoi se Serbia dhe përfaqësuesit e saj ishin në thumb të kritikave dhe sulmeve, të cilat do vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Takimi në Berlin, sipas Daçiq ishte vetëm “përgatitje” për presionin total ndaj Serbisë në periudhën e ardhshme.

"Të gjithë flasin se nuk ka ndryshim dhe prekje të kufijve, ndërkohë që ata vetë kanë prekur kufijtë e Serbisë. Vetëm shikoni shqiptarët protestojnë në Berlin kundër ndryshimit të kufijve me flamuj të Shqipërisë së Madhe. Derik u ka shkuar kjo çmenduri, cinizmi dhe standardet e dyfishta?", theksoi Daçiq.

Ai shprehet se sa i përket Serbisë, kur flitet për raportet e Beogradit me Prishtinën është e panevojshme dhe pa arsye ftesa në takim i gjashtës së liderëve të vendeve ballkanike.

"Çka duan ata aty? A kemi marr ne pjesë në dialogun e Shkupit dhe Athinës? Ata kanë ardhur aty që të sulmojnë Serbinë dhe Vuçiqin ", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat