Hahn vlerëson se duhet të finalizohet projekti historik i Bashkimit të Evropës

Lajme

Hahn vlerëson se duhet të finalizohet projekti historik i Bashkimit të Evropës

Nga: F. B. Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:46
Johannes Hahn

Ai këtë koment e bëri me rastin e 15 vjetorit të pranimit në BE të 10 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Komisari Evropian për zgjerim dhe raporte të mira ndër fqinjësore Johannes Hahn ka deklaruar sot se ka ardhur koha e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe të përfundoj procesi i Bashkimit të Evropës.

Ai ka shkruar në rrjetin social Twiter komentin e këtillë me rastin e 15 vjetorit të pranimit të 10 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore , duke shtuar se ky është projekti ambicioz “ në përpjekjet e përbashkëta dhe vizionin e përbashkët që të sigurohet paqe, prosperitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e BE-së ".

Ky vizion është realizuar dhe është koha që të shikojmë përpara dhe të finalizojmë projektin historik me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta kjo do të jetë tregim i suksesshëm për të dy palët. Së bashku jemi më të fortë- ka shkruar Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat