Mot i ashpër në Kroaci, tornado në Rumani! A do të goditet edhe Kosova? - Bota Sot
Mot i ashpër në Kroaci, tornado në Rumani! A do të goditet edhe Kosova?

Lajme

Mot i ashpër në Kroaci, tornado në Rumani! A do të goditet edhe Kosova?

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:45
Moti i ashpër

Paralajmërimi për tornado në Rumani nuk është i zakonshëm, por në Evropë, sipas të dhënave të Laboratorit evropian për stuhi të rrezikshme, në vitin 2018 janë shënuar 172 tornado.

Rryma e ftohta nga Bullgaria janë ndeshur me ato të ftohta, erë e fortë në Rumaninë jugore. Është krijuar tornado i cili e ka goditur Qarkun Drajna, 70 kilometra nga Bukureshti.

Shpejtësia e tornados ka qenë rreth 90 kilometra në orë, ndërsa ka bërë dëme në shtëpi, automjete dhe fusha, shkruan Ballkani.info.

Është rrokullisur edhe një autobus ku të lënduar kanë mbetur 12 persona.

“Gjuetari” i stuhive, Sandro Puncet thotë se krijimi i tornadove në Evropë nuk lidhet me ngrohjen globale.

Në ndërkohë, në Kroaci gjatë vikendit që po vjen pritet ndryshim i madh i motit. Do të bie shi, do të ketë erë të fortë, por edhe borë do të bie.

Ndërkaq, në Kosovë ditëve të para të muajit maj do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu. Javën e ardhshme më ftohtë.

1.05.2019 – Edhe gjatë ditëve të para të muajit maj, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e kohëpaskohe edhe me reshje lokale shiu.
Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta arktike pritet të zbresin nga veriu i kontinentit edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë, me shi, e në vise malore edhe borë, derisa orëve të mëngjesit vende-vende mund të paraqiten edhe ngrica.

2.05 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.
3.05 – Paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen.
4.05-5.05 – Të shtunën kryesisht me vransira. Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën e diel, në mëngjes vranët dhe me shi. Gjatë ditës pjesërisht vranët me reshje lokale shiu.
5.05 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e nga dita e hënën do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, e maksimalet nga 16C deri në 20C, e nga dita e hënë mund të zbresin deri në 12C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi dhe jugperëndimi 3-8m/s, me hove deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...