‘Qëndrimi i Vulinit mbi Kosovën nuk është sulm ndaj rendit kushtetues të Serbisë’

Lajme

‘Qëndrimi i Vulinit mbi Kosovën nuk është sulm ndaj rendit kushtetues të Serbisë’

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:26
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq vlerësoi sot se deklarata e ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin se është për vendosjen sa më shpejt të demarkacionit midis Serbisë dhe Kosovës, nuk është një sulm ndaj rendit kushtetues të Serbisë.

Në një konferencë shtypi, Gjuriq tha se Vulin kishte guximin të shprehte qëndrimin e tij dhe se ai e mirëpriti atë dhe se secili ka të drejtë "brenda dialogut të brendshëm" të thotë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet.

"Nuk mendoj se pozicioni i Vulinit për çështjen e Kosovës është një sulm ndaj rendit kushtetues," tha Gjuriq.

Ai shtoi se për të ardhmen e Kosovës do të vendosin qytetarët, por tash për tash nuk kanë për çfarë të vendosin për shkak të disa njerëzve të pandërgjegjshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe Prishtinës, të cilët nuk lënë hapësirë të bisedohet për zgjidhjen racionale të këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat