Shqiptarët e Kosovës Lindore duan të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Lajme

Shqiptarët e Kosovës Lindore duan të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:36
Presheva

Shqiptarët e Kosovës Lindore kanë nisur iniciativën që të jenë të përfshirë në fazën përmbyllëse të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Iniciativa është nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë nga kjo komunë Fatmir Hasani, përcjell RTS.

Letra me këtë iniciativë të shqiptarëve të tri komunave të jug-qendrës së Serbisë i është dërguar shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini, Hashim Thaçi dhe koordinatorëve të ekipit të Prishtinës për dialog Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Në letër është theksuar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbënë rast të mirë të “zgjidhjes së problemeve vitale të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat