Daçiq: Presionet ndaj Serbisë do të shpeshtohen më shumë se asnjëherë deri tash

Lajme

Daçiq: Presionet ndaj Serbisë do të shpeshtohen më shumë se asnjëherë deri tash

Nga: F.B. Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:47
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka tërhequr vërejtjen se në dy muajt e ardhshëm pas Samitit të Berlinit presionet ndaj Serbisë do të jenë më të shpeshtë se asnjëherë deri më tash, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Samiti i Berlinit nuk solli zgjidhje, por është bërë ndryshim, nëse merret parasysh se Gjermania dhe Franca insistojnë që të zhbllokohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se presioni ndaj Serbisë do të dobësohet. Në të kundërtën në dy muajt e ardhshëm do të jetë më i shpeshtë se deri tash", tha Daçiq në një tekst autorial.

Sipas tij përgatitet terreni që të bëhet presion total ndaj Serbisë.

"Deri në korrik kur duhet të mbahet samiti i Parisit, Serbia dhe presidenti Vuçiq do të jenë në presion të jashtëzakonshëm. Në çdo mënyrë të mundshme dhe pamundshme do të tentohet që të na thyejnë, të na dobësojnë pozitën, të vjen deri te ajo që Serbia të humb gjithçka dhe që Prishtina të fitoj gjithçka", tha Daçiq.

Ai mendon se vazhdimi i bisedimeve të Serbisë për hyrje në BE do të kushtëzohet me kërkesën që Beogradi të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe të heq dorë nga partneriteti me Kinën.

"nën parullën e brengosjes ndaj qytetarëve tanë do të na mbyllin të gjitha dyert. Mirëpo, kjo nuk do kaloj! Jo deri Serbia ka këtë pushtet që ka miq në Moskë dhe Peking por edhe në Berlin, Paris dhe Uashington, Bruksel...Se ne kemi miq kanë mundur të binden në peking, ku presidenti Vuçiq u takue me liderët e Kinës dhe Rusisë, duhet pranuar se këtë nuk mund ta bëjë çdokush ", nënvizoi Daçiq.

Sipas tij miqtë e Serbisë në Peking dhe Moskë, Beogradit i kanë ofruar mbështetje të pa rezervë në lidhje me Kosovën.

"Kjo është era jonë në shpinë, kjo është garancia jonë se në OKB asnjë lloj Haradinaj, Thaçi a Pacolli nuk mund të thyejnë serbët as Serbinë", porositi ai.

Ai theksoi se mirë që ka takimi si ai në Berlin sepse e to zvogëlohen incidentet dhe sulmet ndaj serbëve.

"Serbia ka shans, por si ka thënë presidenti Vuçiq na pret kohë e vështirë, shumë probleme dhe luftë e madhe. Vetëm nëse jemi unik dhe të bashkuar ndaj njërës prej çështjeve më rëndësishme kombëtare, do të kemi sukses. Mbështetja e miqve është e mirëseardhur, por ne jemi ata që interesat serbe do të na jenë në plan të parë dhe të cilët duhet përpiqemi për to", përfundoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat