Vuçiq e konfirmon: Ideja për prekjen e kufijve u varros në Berlin - Bota Sot
Vuçiq e konfirmon: Ideja për prekjen e kufijve u varros në Berlin

Lajme

Vuçiq e konfirmon: Ideja për prekjen e kufijve u varros në Berlin

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:09
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Në Berlin është varrosur ideja për korrigjim të kufijve. Këtë e ka pranuar sot edhe publikisht ideatori i saj, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij për të vendosur një pajtim përfundimtar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ai ka thënë se një ide e tillë u shemb sepse njerëzit në Serbi kishin menduar ndryshe, dhe pretendon se një gjë e tillë do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë për vitet ardhshme.

Kreu i shtetit serb ndërkohë ka sulmuar të gjithë ata që e kanë kundërshtuar idenë për korrigjim të kufijve si mënyrë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes shekullore me Kosovën.

“Të gjithë ata që e kanë bërë Kosovën të pavarur, e kanë kundërshtuar një ide të tillë, dhe ata kanë emra. Rada Trajkovic, njëjtë sikurse kancelarja Angela Merkel, dhe të gjithë tjerët, janë angazhuar për një gjë të tillë”, ka shtuar Vucic.

Ai ndër të tjera ka treguar se me 8 maj do të takohet me zëvendëskryeministrin e Italisë, Mateo Salvinin, me të cilin do të flas gjithashtu për çështjen e Kosovës.

Pas Samitit të Berlinit kishin ardhur reagime të shumta nga deptuet të Bundestagut gjerman. Ata kishin thënë se janë të lumtur që Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun, duke lënë anash idenë e korrigjimit të kufijve.

Se do të varrosej ideja e Thaçit e Vuçiqit në Berlin, e kishin paralajmëruar edhe mediat e mëdha botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...