Serbët në ndihmë të bukëpjekësit nga Kosova

Lajme

Serbët në ndihmë të bukëpjekësit nga Kosova

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:21
Bukëpjekësi nga Kosova

Pak kohë më parë një bukëpjekës nga Kosova i cili jeton në Serbi, u bë objekt sulmi pasi vëllai i tij kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës. Tashmë në ndihmë të tij janë rreshtuar banorë serbë të zonës, por dhe figura politike.

Kështu ka qenë një javë më parë për bukëpjekësin nga Prizreni, Mon Gjuraj, që punon në Borca afër kryeqytetit serb. Historia që filloi me një foto të vëllait të tij në rrjetet sociale me shqiponjën dykrenare nxiti protesta. Por, pronari e ka ndërmend të rrijë në Serbi.

Për ta ndihmuar në këtë në rihapje të dyqanit të bukëpjekësit kanë ardhur dhjetëra aktivistë dhe shumë qytetarë. Pronari ka vendosur të punoj pa para në këtë ditë për të gjithë në mënyrë që të tregoj dashuri për banorët. Ata nuk kanë munguar për të ngrënë mëngjes tek bukëpjekësi nga Kosova pavarësisht tensioneve të ngritura ndëretnike. Gjuraj u bë edhe yll i mediave jo vetëm lokale. Banorët i thonë se duhet të rri pasi urrejtja për askënd nuk ka dobi.

“Unë nuk e njoh këtë person dhe pse jetoj këtu pranë. Por atje ku jetoj unë ndodhet gjithashtu një bukëpjekës shqiptar. Unë nuk i ndaj njerëzit në serbë ose jo, por në të mirë dhe në të këqij”.

“Kam blerë bukë tek ata. Janë shumë të sjellshëm. Kam punuar edhe në shkollë ku kemi patur fëmijë shqiptarë, ata nuk janë ankuar dhe kanë qenë të mrekullueshëm”.

Këto janë para për të ndihmuar një gocë të sëmurë.

Gjuraj tani i ngelët të pret nëse mbështetja e këtyre aktivistëve do ta ndihmoj. Thotë se ka punuar gjithmonë për qytetarët shpesh duke bërë aktivitete humanitare dhe ka ndarë produktet e tij pa pagesë pë rata që nuk kanë. Mbështetja e bën të ndjehet më i sigurt.

Një thirrje në rrjetet sociale për solidarizim i ftoi dhe i solli edhe disa personalitete dhe politikan të opozitës. Por, ata që janë kundër thonë se nuk është fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat