Qytetarët e mirëpritën vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Drejtuesit e shtetit bënë një luftë të paparë për merita se kush ishte ideator i taksës e kush zbatues i saj.
Për fat të keq, rrena është bërë bukë e përditshme e politikanëve në Kosovë, është bërë institucion brenda institucioneve.
Qëndrimet kundërthënëse të Kadri Veselit për taksën 100% e vërtetojnë atë që thash më lart.
Fillimisht Veseli u tërhoq nga qëndrimi pro taksës dhe kërkoi pezullimin e saj për 120 ditë.
Më pas, tha se taksës i ka humbur kuptimi.
E së fundi, dje, në një ditë të bukur maji, Veseli çohet e thotë se "taksa 100% është vendimi më dinjitoz i Kosovës, s'do t'i nënshtrohemi kurrë Serbisë"..
Cilit Kadri t'i besojmë? Vlerësojeni vet miq të dashur.
Në këto fotografi mund t'i gjeni tri rrenat e Kadri Veselit rreth taksës!