Jovanoviç: Dështoi ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Jovanoviç: Dështoi ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:46
Milosh Jovanoviç

Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç ka vlerësuar se “ideja e përcaktimit të kufijve me shqiptarët e Kosovës ka dështuar, jo se kanë refuzuar qytetarët e Serbisë, që po të pyeteshin do bënin atë, por për shkak se për arsye të veta refuzuan fuqitë e mëdha dhe shqiptarët e Kosovës” , shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Jovanoviç ka nënvizuar se ideja e përcaktimit të kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB që respektohet nga Rusia dhe Kina.

"Krahas fakteve tragjike se shqiptarët e Kosovës kanë treguar shqetësim më të madhe dhe kujdes në ruajtjen e “tërësisë territoriale” të Kosovës secesioniste, se pushteti aktual në Beograd kur është në pyetje tërësia territoriale e shtetit të vetë ", ka thënë ai.

Jovanoviç ka theksuar edhe se ideja” është në kundërshtim me interesat vitale të vendit, sepse me pranimin e shkëputjes me korrektim minimal të linjës administrative do të hapet rruga për destabilizimin gjeopolitik zë vendit dhe pakthyeshëm do rrezikohet ardhmëria ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat