Zyrtari i lartë amerikan tregon se cili ministër i Kosovës është heroi që i’a shpëtoi jetën

Lajme

Zyrtari i lartë amerikan tregon se cili ministër i Kosovës është heroi që i’a shpëtoi jetën

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Shefi i Parë i Zyrës Amerikane në Kosovë, i cili aktualisht është anëtar i Bordit të Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF) Dale Pfeiffer, ka thënë se hero i tij është Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili i ka shpëtuar jetën para tre vitësh.

Ai ka ndarë një histori intersante gjatë punës së tij në Kosovë për çka ka thënë se e ka për ‘zemër’ ministrin Lluka dhe i është falenderues gjithmonë, sepse para tri vitesh nuk ndejti duarkryq derisa ai po rrezikonte të humbaste jetën gjatë skijimit në Austri. Ai tregoi se si ministri Lluka me shpirtin e tij human posa vërejti vonesën e kolegut të tij të KAEF ia mësyjti në këmbë edhe pse një terren i rrezikshëm me borë dhe gjeti atë të përmbysur poshtë në shkëmbi.

‘Ministri juaj i zhvillimit ekonomik është i preferuari im sepse ma shpëtoj jetën para tre viteve. Unë po e ndaj një storje edhe pse ai nuk do dëshironte por unë do e ndaj me ju. Valdrini atë kohë ishte në bordin e KAEF-sës, dhe me propozimin tim shkuam në Austri ku qëndruam tre ditë .

Duke skijuar për një moment e kam parë veten të rrezuar poshtë një shkëmbi, isha i bllokuar. Tentoja të thërrisja dikënd për ndihmë, por askush nuk me dëgjonte dhe as telefoni nuk me funksiononte. Valdrini ishte duke më pritur poshtë. Kur e ka vërejtur vonesën time i ka larguar skijat dhe u nisë në këmbë më shumë se 1 kilometër dhe me gjeti. Telefonoi personat përgjegjës dhe me dërguan në spital me shumë lendime dhe brinjë tē thyer por unë shpetova. Isha në ankth kur ai me gjeti.

Dua të them se kosovarët janë miq të mirë dhe unē jam mik i mirë i Kosovës’, tha ish shefi i parë i zyrës Amerikane, po ashtu edhe ish shef i USAID-it gjatë një interviste televizive.

Lluka, ndryshe është një nga ministrat më të rinj të qeverisë Haradinaj. Ai mund të përshkruhet si një djalë punëtorë që udhëheq me përkushtim dikasterin e Zhvillimit Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat