Ekskluzive: Thaçi dhe Vuçiq me hartë në dorë, duke tentuar t’ia mbushin mendjen Merkel-it për kufijtë

Lajme

Ekskluzive: Thaçi dhe Vuçiq me hartë në dorë, duke tentuar t’ia mbushin mendjen Merkel-it për kufijtë

Nga: D.RR Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:30
Thaçi, Merkel dhe Vucic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq, prioritet në marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e kanë prekjen e kufijve, të ashtuquajtur me termin “korrigjim”.

Një foto e publikuar nga botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, shihet Thaçi dhe Vuçiq me një hartë në dorë, duke ia treguar kancelares gjermane Angela Merkel. Në atë tavolinën aty, shihet edhe Edi Rama, si ndihmës i Thaçi në këtë aventurë të rrezikshme të tij.

Mazrekaj në mënyrë ironike pyet se pse nuk shihet Baton Haxhiu aty.

“Për çudi, aty nuk shihet Baton Haxhiu, apo ndoshta ai e ka bërë foton”, shkruan ndër tjera Mazrekaj në Facebook.

Image

Nuk dihet saktë se cili ka qenë diskutimi në atë moment, mirëpo një fakt dihet se Gjermania e ka kundërshtuar ashpër idenë për korrigjim kufijsh, e kjo ide në një mënyrë u varrosë në Samitin e Berlinit më 29 prill.

Vlen të thekson se një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, do të mbahet me 1 korrik të këtij viti në Francë, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Postimi i plotë i Xhevdet Mazrekaj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat