Vazhdon provokimi i Vulinit: A duan “Shiptari” t’i quaj arnautë apo arbanas?

Lajme

Vazhdon provokimi i Vulinit: A duan “Shiptari” t’i quaj arnautë apo arbanas?

Nga: F.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:59
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin për "Novosti" transmeton “Bota Sot” ka komentuar padinë e paralajmëruar të shqiptarëve të Kosovës, duke shtuar se si donë të i quaj arnaut apo arbanas.

Paralajmërimi i ngritjes së padisë për shkak të emërtimit “shiptari” është komentuar nga Vulin si “ndalim të shkuarjes në Kosovë”, duke shtuar se “serbët që nuk heshtin , duhet të heshtën. Do të kuptojë padinë si kompliment për përpjekje në luftën për të vërtetën”.

Vulin për "Novosti", në paralajmërimin e kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Musliu për padi ndaj minostrit të mbrojtjes shfrytëzon “termin shiptari” dhe me atë nënçmon dhe fyen shqiptarët duke I vendos në shkallë të dytë si qytetar” ".

“ky është term që shqiptarët e përdorin kur thërrasin vetveten, pse do ishte fyes apo lëndues” ka thënë Vulin duke shtuar se “ ndoshta nuk është shqiptimi i mirë? Për mua fyerje do ishte të më thërriste dikush ndryshe prej qysh unë e quaj vetën. Shiptar është term që nënkupton shqiptarët e Kosovës dhe tregon se nuk bëhet fjalë për shqiptarët që jetojnë në Serbinë qendrore apo Shqipëri dhe nuk di çka ka këtu që nuk shkon. A do të ishte më mirë të përdoren emërtimet turke si arnaut apo arbanas? Përherë kam qenë i shënjuar që fjalën serbin e konsiderojnë fyes, për shkak se ekzistojmë veçanërisht se flas zëshëm edhe real”.

Ministri Vulin përsëriti se mbetet tek qëndrimi se nëse BE nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron, ka lidhje dhe shtete tjera që duan bashkëpunim me ne.

Në pyetjen nëse do kërkoj në qeveri që Serbia të shqyrtoj kursin evropiane të Serbisë, Vulin tha:

“kam theksuar qëndrimin tim, ky nuk është qëndrimi i qeverisë as i presidentit Vuçiq, as shumicës së koalicionit udhëheqës. Ky është qëndrimi im dhe kështu le të mbetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat