Ljajiq: Nëse Macron e Merkel nuk i bindën Prishtinën për taksë, çfarë të themi ne

Lajme

Ljajiq: Nëse Macron e Merkel nuk i bindën Prishtinën për taksë, çfarë të themi ne

Nga: F.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:04
Rasim Ljajiq

Ministri i Tregtisë së Serbisë Rasim Ljajiq, ka theksuar se siç ka thënë presidenti i institucioneve të përkohshme Hashim Thaçi “ka lulëzuar kontrabanda” pas vendosjes së taksës, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

“Dëmi që ka shkaktuar taksa e Prishtinës është e jashtëzakonshme në kuptimin ekonomik dhe politik”, ka thënë ministri Ljajiq.

“Në kuptimin politik ky vendim ka bllokuar plotësisht proceset politike të bisedimeve, në kuptimin ekonomik në baza ditore humbim një milion euro në ekonominë tonë, eksportuesit tanë që kanë plasuar mallra në Kosovë”, theksoi Ljajiq në Novi Sad.

Ai konstatoi se as kancelaria gjermane Merkel dhe as presidenti francez Macron nuk ia dolën të bindin Prishtinën të heq taksën.

“Atëherë çfarë të themi” , ka thënë Ljajiq.

Ljajiq ka shtuar se siç ka thënë Thaçi ka “lulëzuar kontrabanda”.

“Por kush kontrabandon? Sigurisht nuk kontrabandën një tregtar nga Novi Sadi, kontrabandojnë tregtarët shqiptarë, apo importuesit apo eksportuesit, që atë mall e transportojnë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Bëhet fjalë për mall që legalisht shitet ne këto tregje, pastaj tregtarët shqiptarë apo importuesit atë mall e kontrabandojnë”, ka thënë Ljajiq.

Ljajiq ka theksuar se “topi nuk është kopshtin tonë".

“Ne pësojmë dëm të jashtëzakonshëm dhe kërkojmë që ato taksa të hiqen për vazhdim të dialogut, por edhe normalizimin e raporteve Ai përkujton në idenë e presidentin e Vuçiqit për krijimin e hapësirë së përbashkët ekonomike”, ka thënë ai.

“Të hiqen barrierat , të kemi rrjedhje të lirë të njerëzve dhe mallrave dhe kapitalit në atë mënyrë të kontribuojmë në stabilizimin jo vetëm të hapësirës ekonomike por edhe politike të hapësirë sonë” ka porositur Ljajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat