Analisti amerikan Beçev: BE ka forcë dhe do të marr në dorë zgjidhjen e kontestit mes Serbisë dhe Kosovës

Lajme

Analisti amerikan Beçev: BE ka forcë dhe do të marr në dorë zgjidhjen e kontestit mes Serbisë dhe Kosovës

Nga: F.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:26
Dimitar Beçev

Analisti amerikan i Këshillit Atlantik Dimitar Beçev ka vlerësuar se “Bashkimi Evropian ka fuqi dhe shtylla që të zgjidh çështjen e Serbisë dhe Kosovës si çështjen kyçe të Ballkanit, por edhe të evitoj “goditjet e buta” në Ballkanin Perëndimor.

Beçev duke u ndërlidhur me takimin krerëve të Gjermanisë dhe Francës  Merkel dhe Makron me liderët e regjionit ka shpërfaqur paaftësinë e BE-së për zgjidhjen e ngecjes  së Ballkanit “ shprehje e ndarjes së brendshme të BE-së ".

Ai mendon se " BE duhet të mendonte për realizimin e marrëveshjes së Brukselit, por aty ka dështuar dhe përsëri ka shfaq mungesë të vullnetit politik të punoj në çështjen e ndjeshme të problemit regjional ".

Beçev nënvizoi se " udhëheqësit kryesor të BE-së frikësohen nga rritja e popullizmit që kundërshton migrimin dhe subjekteve që urrejnë të huajt andaj rekomandojnë rrugën e zgjerimit ".

Ai u shpreh se komisari për zgjerim Johanes Han qartë ka theksuar se "BE ka nënçmuar Kinën dhe ka mbivlerësuar Rusinë, por vërehet se shqyrtimi i kërcënimeve gjeostrategjike " është e pa lëndë përderisa anëtaret e BE0së as vetë nuk dinë cilat janë qëllimet e tyre ".

Beçev mendon se kur bëhet fjalë për “përcaktimin e kufijve” që mbështetje nga Vuçiq dhe Thaçi, Mogerini dhe administrata e Tramp dhe Putin, "ndonëse nga kënde të ndryshme ", BE në tërësi ka dështuar sepse u dashtë të “mendoj për shkëmbimin e territorit dhe jo në realizimin e obligimeve nga marrëveshja e Brukselit ".

Ai u shpreh se Merkel ishte kundër “përcaktimit”, ndërkohë që presidenti francez Makron” ndonëse nuk hedhi poshtë planin e Thaçit dhe Vuçiqit mbajti anën e Merkel ".

Sipas qëndrimit të Beçev, "Putin këtë ide e ka mbështetur sepse ishte në kundërshtim të plotë me politikën e Perëndimit ndaj çështjes (Beograd-Prishtinë) dhe mund të ndikoj në bisedimet nën ombrellën e BE-së".

Eksperti i çështjeve ballkanike nga Këshilli i Atlantikut angazhohet që BE të nis bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe nënvizon se i gjithë regjioni duhet të ketë gjasa për anëtarësi në BE me përmbushjen e kritereve të forcimit të sundimit të ligjit, pavarësinë e drejtësisë dhe eliminimin e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat