Ironizim i fortë i ish-mjekut të UÇK-së me Haradinajn: O moj Koshovë o moj lule e gjakut, o komandantëve o kurrë s’iu del hakut

Lajme

Ironizim i fortë i ish-mjekut të UÇK-së me Haradinajn: O moj Koshovë o moj lule e gjakut, o komandantëve o kurrë s’iu del hakut

Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:18
Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Loshi, kësaj radhe ka zgjedhur të ironizoj me një këngë, e shkruar në mënyrën se si interpreton Haradinaj.

Ja kënga e Liri Loshit:

Kange ma e re e Ramushit

O moj Koshovë ooo o moj unë t’çlirova!

O pej Vuçiqit e pej Hashimit t’pshtova!

O moj Koshovë ooo unë t’i hoqa vizat

O tash Koshovë ooo o ti tutmi mizat!

O moj Koshovë ooo o gjithë mu m’paç n’ ballë e

O djalë ma t’mirë ooo o s’gjan me kukallë e

O moj Koshovë ooo o boll shumë t’ kam hypë e

O moj Koshovë ooo o kurrë s’kam me t’zhdrypë e

O moj Koshovë ooo o për ty bajmë lum e

O na m’ushë xhepin pa ba asnjë punë e

O moj Koshovë ooo o me dele mbush’ e

O po i kulloti o me ka i n’glacë n’gushë e

O moj Koshovë ooo o moj lule e gjakut

O komandantëve o kurr s’iu del hakut!

O s’ju del hakut o s’munesh me i pagu e

O edhe stërnipat o pa jau siguru e...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat