Ivica Daçiç reagon ashpër për Tribunalin, ja çfarë u thotë liderëve politik të UÇK-së

Lajme

Ivica Daçiç reagon ashpër për Tribunalin, ja çfarë u thotë liderëve politik të UÇK-së

Nga: F.B. Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:09
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiç ka reaguar në paralajmërimin e formimit të tribunalit për krime nga ana e Veselit duke e konsideruar qëllim maskimi të Gjykatës Speciale, shkruan “Novosti” transmeton “Bota sot”.

Në paralajmërimin e njeriut të parë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se para parlamentit së shpejti do të vij iniciativa e formimit të Tribunalit “në Kosovë apo Gjykatës Ndërkombëtare” që do merret vetëm me krimet kinse të kryera nga serbët në Kosovë, nuk ka befasuar shumë nënkryetarin e parë të qeverisë Ivica Daçiç.

Daçiç për "Novosti", ka thënë se këtë e sheh në dritën e tentimit të gjetjes së një balance me punën e Gjykatës special që tash merret me krimet e UÇK-së.

“E kam të vështirë të mendoj se ndokush bashkësia ndërkombëtare do të mbështes formimin e tribunalit me të cilin do të merren dhe dirigjohet nga ish-pendlat e UÇK-së, tash të veshura në rrobat e politikanit, të cilët fare lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale. Pastaj nuk di pse do të formohet tribunal ndërkombëtar për kishe krimet serbe në Kosovë, kur atë punë e ka kryer tribunal i Hagës. Andaj mendoj se qëllimi i vetëm është qetësimi i opinionit në momentin kur priten ftesat për liderët e UÇK-së që të dalin para gjykatës special” – thotë ai.

Prishtina përndryshe para dy muajve ka miratuar platformën për dialogun me Beogradin ndër të cilat është parashikuar formimi i tribunalit që do merrej me krimet dhe gjenocidin serb. Me këtë rast Veseli këtyre ditëve ka nisur bisedimet në parlament me përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqatat e personave të pagjetur nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat