Drecun: Të shfrytëzohet oferta amerikane për çështjen e statusit të Kosovës, para se të hiqet nga tavolina

Lajme

Drecun: Të shfrytëzohet oferta amerikane për çështjen e statusit të Kosovës, para se të hiqet nga tavolina

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:35
Millovan Drecun

Millovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë sot se duhet ë shfrytëzohet oferta e SHBA-së që të bisedohet për Kosovën, meqë, sipas tij, ajo ofertë nuk do të mbetet gjatë në tavolinë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për idenë e rikufizimit (me Kosovën – v.j.) në kuptim të rihapjes së çështjes së statusit në momentin kur edhe nga SHBA ka ardhur sinjali se edhe ata e kanë në mendje të njëjtën gjë” ka thënë Drecun , raporton agjencia e lajmeve e Serbisë, FoNet.

Sipas tij ideja për rikufizim, sidomos për sponsorët e pavarësisë së Kosovës, ka përfunduar, meqë ata konsiderojnë se Kosova duhet të vazhdojë të funksionojë si shtet i pavarur.

Drecun  shprehet i bindur se shumëkush këtë e kishin kuptuar si vendosje të kufirit që u minua brutalisth nga një pjesë e opionit të brendshëm, por edhe në planin ndërkombëtar, në radhë të parë nga Gjermania.

Ai i ka bërë thirrje partive të veçanta në Serbi “që të jenë unike kur është fjala për interesat fondamentale nacionale” .

“Shqiptarët duan gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë ofertën e SHBA, meqë ajo nuk do të mbetet gjatë në tavolinë”, ka deklaruar Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat