Shefi i Politicos: Vetëm Haradinaj beson se korrigjimi është larguar nga tavolina

Lajme

Shefi i Politicos: Vetëm Haradinaj beson se korrigjimi është larguar nga tavolina

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Shefi i mediumit prestigjioz “Politico”, Matthew Karnitschnig, pasi ka postuar një tekst të gjatë për prapaskenat e Samitit të Berlinit, është ballafaquar me komente të shumta në profilin e tij Twitter.

Ndaj reagimit të tij se Samiti nuk solli ndonjë risi, ka reaguar ish deputeti i PD-së, Genc Polo, i cili ka shkruar se megjithatë Samitit i Berlinit ka larguar idenë e korrigjimit të kufijve.

Por, reagimi i shefit të Politicos për Evropë, Karnitschnig ishte i menjëhershëm. “…nuk është jashtë tryezës. Haradinaj është i vetmi që pretendon se është”, ka shtuar ai.

Pas përfundimit të Samitit, përveç Haradinajt edhe LDK dhe disa parti tjera kanë pretenduar se ideja e korrigjimit është larguar përfundimisht nga tavolina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat