Ky është zyrtari i lartë i PDK-së, që u sulmua nga zyrtarë tjerë të kësaj partie

Lajme

Ky është zyrtari i lartë i PDK-së, që u sulmua nga zyrtarë tjerë të kësaj partie

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se zyrtari i PDK-së, i cili u sulmua dje në një kuvend zgjedhor të një nëndege të kësaj partie në Pejë, është Arton Muhaxheri.

“Në një tubim të PDK-së, Arton Muhaxheri është sulmuar nga zyrtarë tjerë të kësaj partie. Fillimisht në ambientet e shkollës 8 marsi pati përplasje ndërmjet anëtarëve, për të vazhduar pastaj në rrugën Bajram Curri në Pejë”, thonë këto burime.

Lajmin e ka sulmuar edhe vetë Arton Muhaxheri në një prononcim të shkurtër.

Image

“Po, jam sulmuar nga një grup i PDK-së”, tha shkurt, koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, duke mos dashur të jap detaje tjera.

Aktualisht, Arton Muhaxeri është koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova ka theksuar se një person është arrestuar, derisa i sulmuari është dërguar në spital, ku ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Mund të ju konfirmojmë se mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën ‘Bajram Curri’, në Pejë e kemi marrë informatën për një përleshje fizike. Nga ky rast, dy persona janë shoqëruar për në polici. Njëri nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, ka theksuar Rugova për media.

Kjo nuk është rrahja e parë e zyrtarëve të PDK-së.

Një rrahje tjetër fizike e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë, u regjistrua edhe në orët e para të së dielës që e lamë pas.

Në fshatin Raushiq, dy grupe rivale të së njëjtës parti u përleshën gjatë procesit të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat./Blic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat