“Apo paralajmëron Vuçiq njohjen e Kosovës?”

Lajme

“Apo paralajmëron Vuçiq njohjen e Kosovës?”

Nga: F.B. Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:24
Aleksandar Vuçiq

Lëvizja "Dosta je bilo (Mjaft ishte)" (DJB) ka shtruar pyetje sot presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se me deklaratat e tij të fundit për qytetarët apo paralajmëron që nën presionin e Gjermanisë dhe Francës të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Gjatë adresimit të mbrëmshëm për publikun pas takimit të liderëve ballkanas në Berlin, presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se “Kosova do të fitoj në të ardhmen pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin e saj dhe kjo nuk është për fajin e tij”.

"Përderisa është në fuqi rezoluta e OKB 1244, Kosova është pjesë e Serbisë gjë që mund të ndryshohet vetëm në dy mënyra me sjelljen e rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit apo me heqjen dorë vullnetarisht të Serbisë nga krahina e saj jugore", ka kumtuar DJB.

Në kumtesë thuhet po ashtu se “gjasat për rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë baras me zero, për çka Serbinë po tentojnë ta bindin që të heq dorë vullnetarisht nga Kosova përmes marrëveshjes së Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat