Politologu serb Stojanoviq: Ana Bërnabiq do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës - Bota Sot
Politologu serb Stojanoviq: Ana Bërnabiq do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Lajme

Politologu serb Stojanoviq: Ana Bërnabiq do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:19
Ana Bërnabiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ”Kosova në të ardhmen do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin e saj, por jo pse ai do ta njohë, por për shkak se nuk kishte kaluar “zgjidhja të cilën ai po e ofron”, duke mos precizuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë, dhe se te kush nuk ka kaluar kjo çfarë ai ka ofruar, shkruan politologu serb Boban Stojanoviq në gazetën “Danas”.

Ai pretendon se pas shtatë vjetëve në pushtet, në kuadër të cilit Vuçiq po negocion me Kosovën, nuk sheh se kush tjetër mund të jetë përgjegjës nëse Kosova në të ardhmen e fiton sovranitetin në gjithë territorin e saj, nëse jo ai. Stojanoviq konsideron se deklarata e Vuçiqit mund të paraqesë paralajmërimin dhe përgatitjen e terrenit për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ai shpjegon se nuk do të thotë kjo se presidenti serb do ta vendos nënshkrimin në një akt të tillë, por se këtë do ta bëjë kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Ne këto shtatë vjet nuk dimë se çfarë bëhet në kuadër të negociatave dhe cili është pozicioni i Serbisë, e tani bie se qytetarët kanë refuzuar diçka për të cilën nuk ditur se ishte pozicioni ynë negociator. Më duket se Vuçiqi në një mënyrë tani po përpiqet t’i lajë duart”.

Në këtë moment tema e ndarjes është lënë anash, kështu që më duket se bëhet fjalë për përgatitje të terrenit për marrëveshje juridikisht të obligueshme, e cila po pritet tashmë disa vjet”, pretendon Stojanoviq dhe shton se “presidenti Vuçiq këtë po e bënë në stilin e tij tashmë të njohur: “unë kam bërë gjithë çfarë ishe e mundur, por ndonjëherë thjesht nuk mund të fitoni”.

Të përkujtojmë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për televizionin serb Pink ka thënë se “atë çfarë ai ka ofruar, nuk kaloi për shkak të presionit të tmerrshëm të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës të cilët i kanë lëvizur agjenturat e tëra nëpër vende të ndryshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...