Kisha Ortodokse serbe kundër pavarësisë dhe ndarjes

Lajme

Kisha Ortodokse serbe kundër pavarësisë dhe ndarjes

Nga: F.B. Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:16
Kisha serbe

Në manastirin “Zhiça” me 9 maj do të mbahet mbledhja e Kryepeshkopatës së Shenjtë Serbe (SPC), ku pritet shqyrtimi i iniciativës së peshkopit për jetë të përbashkët në Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Situata në Kosovës, koha kur thyhet fati i krahinës jugore do të jetë një ndër temat e mbledhjes së radhës së Kryepeshkopatës së Shenjtë, që fillon të premten në manastirin “Zhiça”. Kjo mbledhje si trupi më i lartë i Kishës Ortodokse do të ketë edhe karakter solemn sepse në te fillon shënimi i jubileut 800-të të fitimit të autiqefalisë së SPC.

Pritet që pas dy ditë pune në Zhiça, “kuvendi kishtar” të zhvendoset në Beograd ku do zhvilloj punimet. Mbledhja do të shqyrtoj punën dhe aktivitetet diplomatike të lidhura me ardhmërinë juridike edhe politike të Kosovës dhe Kishës në këto rrethana.

Njohës të rrethanave kishtare nuk përjashtojnë mundësinë që mbledhja edhe sivjet të publikoj një lloj apeli publik në të cilin do formulohen qëndrimet për Kosovën, që do të bazohet në qëndrimet publike të të peshkopit Irinej.

“Kreu i Kishës njëzëri refuzon secilën formë të njohjes së pavarësisë dhe ndarjes së Kosovës” kanë thënë për "Novosti" nga SPC. “Mirëpo ekziston ndërgjegje e fuqishme se duhet të punohet në ndonjë formë kompromisi me shqiptarët. Peshkopi Irinej hapur angazhohet për dialog, por jo për pozitën juridike të së drejtës ndërkombëtare të krahinës serbe por për krijimi të kushteve për bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve.

Mësim-besimi dhe edukimi qytetar si  mundësi unifikimi në një lëndë so të jetë synim i iniciativës së peshkopit, nisur nga gjendja jo e mirë e arsimit kishtar.

Në Peshkopi në Beograd thonë se në rend dite të mbledhjes do të jetë edhe raporti i punës së Eparhisë, por rendi i ditës do caktohet në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat