Daçiq zbulon pse Maqedonia e ka njohur Kosovën

Lajme

Daçiq zbulon pse Maqedonia e ka njohur Kosovën

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:37
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq thotë se Maqedonia e Veriut e ka njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës vetëm që të i afrohet perëndimit, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se "nuk qëndron argumentimi" i presidentit të sapozgjedhur Stevo Pendarovski se është bërë për shkak të shqiptarëve që jetojnë atje.

Ai për TV Pink ka komentuar deklaratën e presidentit Pendarovski se “kanë pranuar Kosovën në pajtim me orientimin strategjik dhe duke pasur parasysh numrin e shqiptarëve si bashkësia e dytë me numër në Maqedoni”, theksoi se këtë e kanë bërë për orientimin strategjik jo për shqiptarët.

"Nuk qëndron argumentimi se e kanë njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve, sepse në Mal të Zi pranuan Kosovën edhe pse serbët janë bashkësia e dytë në numër, ku janë parimet këtu?", tha Daçiq.

Ai nënvizoi se të gjitha vendet fqinje e kanë njohur Kosovën që të i afrohen perëndimit.

"Me këtë kanë dëshmuar se orientimi i tyre strategjik nuk është kuptimi i problemit me të cilin përballet Serbia”, tha ai duke shtuar se Maqedonia ishte jokorrekte me Serbinë sepse Serbia e ka njohur Maqedoninë si Republika e Maqedonisë edhe se ishte në kundërshtim me orientimet e saj strategjike dhe ajo është miqësia me Greqinë.

Daçiq theksoi se Maqedonia këtë nuk na e ktheu mirë, sepse pranoi Kosovën dhe pa marra parasysh këtë Serbia nuk tërhoqi njohjen dhe për këtë ka pasur faza të ndryshme “në raport me Greqinë”.

"U dëshmua se kemi gabuar me Maqedoninë sepse tash ajo quhet Maqedonia e Veriut. Po të kishim drejtë do mbetej Republika e Maqedonisë", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat