Daçiq: Kemi gabuar kur e njohëm Maqedoninë

Lajme

Daçiq: Kemi gabuar kur e njohëm Maqedoninë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:12
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, reagoi ndaj deklaratave të Stevo Pendarovski, presidentit të sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore, duke thënë se nuk qëndron argumenti i tij se ata e njohën Kosovën për shkak të shqiptarëve atje.

Ivica Dacic theksoi se se të gjithë shtetet e rajonit që njohën Kosovën e bënë atë për të ju afruar perëndimit, e jo siç tha Stevo Pendaroski se ata e njohën Kosovën për shkak të komunitetit shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Dacic shtoi edhe se “Mali i Zi pranoi Kosovën edhe pse serbët janë komuniteti i dytë etnik në Mal të Zi, ku është parimi këtu”.

Ivica Dacic vazhdoi me ankesat drejt presidentit të ardhshëm maqedonas dhe pikëpamja e tij është se Serbia u dëmtua kur njohu Maqedoninë atëherë, pasi rrezikoi marrëdhëniet me Greqinë.

Ivica Dacic vlerësoi se “u pa se kemi gabuar, pasi sot Maqedonia është Maqedonia Veriore. Po të kishim të drejtë do të mbetej Republika e Maqedonisë” e mbylli Ivica Dacic.

Dacic shtoi se Maqedonia nuk e ktheu me të mirë pasi nuk u kujdes dhe nuk mori parasysh problemin me të cilin po përballej Serbia, ku në të kundërtën Serbia respektoi miqësinë me Maqedoninë dhe e njohu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat