Vulin i reagon Veselit dhe fyen sërish shqiptarët: Sa më parë të kufizohemi me “terroristët shqiptarë”, aq më parë iu vjen dënimi

Lajme

Vulin i reagon Veselit dhe fyen sërish shqiptarët: Sa më parë të kufizohemi me “terroristët shqiptarë”, aq më parë iu vjen dënimi

Nga: F.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 18:23
Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin përsëriti se vendosja e kufirit është zgjidhja e vetme e problemit të Kosovës, sepse alternativë është jeta me “terroristët shiptarë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Këtë term e përdori me rastin e komentimit të iniciativës së procedurës së formimit të tribunalit ndërkombëtar për krime që kanë kryer Serbia në Kosovë, duke e quajtur Veselin “terroristë shiptarë”.

"Kadri Veseli, terroristi shiptar, krimineli i padënuar natyrisht dëshiron të bëjë gjithçka që të ndërprerët dialogu dhe asnjëherë Serbia të mos mund të flas ", ka thënë Vulin duke shtuar se Veseli e bënë këtë sepse e sheh se shtetësia është gjithnjë e më larg, ndërsa gjykimi për krimet e tij afër.

"Kur terroristi shiptar do të gjykoj popullin ndaj të cilit ka kryer krim andaj këtë e flet se kjo botë nuk mund të ekzistoj nëse nuk vendoset drejtësia ", deklaroi Vulin, duke komentuar paralajmërimin e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës që do gjykoj serbët.

Vulin pyeti të gjithë që e kritikuan për idenë e vendosjes së kufirit se a duan të jetojnë me “terroristin shqiptar Kadi Veseli” ".

"A dëshironi që të pajtoheni me te? A është ky koncept i pajtimit për të cilin flisni, që Kadri Veseli gjykon serbët për krime që vetë ka kryer? Sa më parë që ndahemi, sa më parë vendosim kufirin me terroristët shiptar përpara apo pas do iu arrij dënimi. Më parë do mund të i gjykojmë. Kur një ditë të mund të vendosim kufijtë me terroristët shiptar, me Kadri Veselin dhe të ngjashëm me te, sa më parë që të kemi kufi të fortë, që mund të mbrojmë më përpara do i gjykojmë ", tha Vulin.

Kështu do të presim që ata të lëshojnë fletarrestimet për ata që mbijetuan krimet e tyre. Kështu po ashtu do të presim që në kufijtë e botës të arrestojnë serbët e kaluar edhe të ndjekur nga hapësira e Kosovës ", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat