Një çift i ri i sapomartuar u lyen me benzinë dhe iu vu zjarri. Nusja vetëm 19 vjeçe, nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen.
Policia dyshon se autori ngjarjes është babai i vajzës, bashkë me dy vëllezërit e saj, të cilët janë shpallur në kërkim.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Indi, dyshohet se ka ardhur pasi vajza ishte martuar fshehurazi, disa muaj më parë, pasi familjet e kishin refuzuar martesën e dy të rinjve, për shkak se vinin nga dy shtresa të ndryshme.
Pak muaj pas martesës, dy të rinjtë, Rukhmini dhe Mangesh Ransing, u kthyen në fshatin e tyre.
Ata ishin mbajtur nën vëzhgim nga babai dhe vëllezërit e së resë, dhe mbrëmjen e 2 majit, pas zënkës së radhës iu vu flaka.
Ishin fqinjët e çiftit të ri ata që iu erdhën në ndihmë duke i dërguar në spital, por e reja nuk ia doli. Ndërkohë Mangesh, 23 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë.